2006.06.30
Një udhëzues i vogël i cili mundet t’ju ndihmojë për përgatitjen e pamjeve tuaja
Për nje përgatitje të thjeshtë të pamjeve tuaja përpara se t’i hidhni në këtë vend,ju sugjerojmë shërbimin falas sipas programit
FastStone Image Viewer
Mund të shkarkoni variantin e fundit të këtij programi nga adresa e mëposhtme :
http://www.faststone.org/DN/FSWiewer.exe
Këtu keni një udhëzues që mund t’ju ndihmoj për përgatitjen e pamjeve tuaja
Rrotullimi i pamjes
1. Bëni një shtypje tek pamje e zgjedhur.
2. Shtypni ‘r’ për rrotullim djathtas,shtypni ‘l’ për rrotullim majtas.
Përshtatja e një pamjeje nëpërmjet copëzimit.
1. Shtypni pamjen e zgjedhur
2.Shtypni ‘x’ për të paraqitur dritaren për ndarje.
3. Në qoftë se dëshironi të zgjidhni përmasat manuale, zgjidhni ‘Free hand’ në pjesën e poshtëme të ekranit. Pastaj shtypni në brendësi të pamjes për të zgjedhur këndin për një ndarje të re,më pas mbani të shtypur butonin nga e majta, deri sa shigjeta të arrijë në këndin e kundërt të pjesës së zgjedhur për ndarje.
Në qoftë se dëshironi të ndryshoni pjesën, mund të përdorni kutitë në qendër të vijave për shpërndarjen në vendet e duhura.
4. Në qoftë se dëshironi të zhvendosni hapësirën e ndarë, bëni thjeshtë një shtypje në brendësi të saj për ta vendosur në vendin e duhur.
5. Shtypni ‘Crop’ në këndin në të djathtë poshtë dritares.
Ridimensionimi i pamjes
1. Bëni një shtypje mbi pamjen që dëshironi të veconi.
2. Shtypni ‘ctrl’+,,r’’ për të hapur dritaren e dimensionuar.
3. Në kapitullin ,,Pixels’’ mund të paraqiten gjerësia(Width) dhe lartësia(Height) e dëshiruar për pamje. Në paraqitjen e një prej dy vlerave, programi do të kalkuloj sa do të jetë vlera tjetër, duke ruajtur në këtë mënyrë përmasat e sakta të pamjes. Në qoftë se dëshironi publikimin e fotografisë në orthphoto.net, n.q.s fotografia eshte horizontalisht- gjerësia(Width) duhet të jetë jo më shumë se 640,n.q.s fotografia është vertikalisht- lartësia(Height) duhet të jetë jo më shumë se 550.
Kujdes :
Vlerat e paraqitura NUK DUHET të jenë më të mëdhaja se ato origjinale, në të kundërt cilësia e pamjes suaj do të jetë e dobët.
4. Shtypni ,,OK’’ poshtë në këndin e djathtë të dritares.
Shpëtimi i pamjes
1. Bëni një shtypje mbi pamje për përzgjedhje.
2. Shtypni ,,ctrl’’+,,s’’ për të hapur dritaren e shpëtimit.
3. Paraqisni emrin e ri, zgjidhni një drejtues edhe për tipin e dokumentit JPG.
4. Shtypni ,,advanced’’ në anën e djathtë poshtë kësaj dritareje.
5. Në këndin e majtë poshtë kësaj dritareje zgjidhni ,,Lock preview’’(Parameters Preview)
Më pas në mes të dritares për të realizuar cilesine,,Quality’’
mund të paraqisni një numër ose të zhvendosni barën.
Kështu që madhësia e re e pamjes,,New file size’’(në pjesën e poshtme të kësaj dritareje) nuk duhet të tejkaloj 100KB, dimension i nevojshem për mbushje në orthphoto.net
6. Shtypni butonin,,OK’’
7. Shtypni butonin,,Save’’