tutorial

2006.08.07

Vlerësimi i pamjes në orthphoto

Qëllimi i këtij udhëzuesi është të shpjegoj pse? për çfarë? dhe si? duhet të votojmë në orthphoto.net. PSE? Shumë njerëz thonë se kjo gjë nuk është aspak e rëndësishme. Për ata më e rëndësishme është shpërndarja e pamjeve. Por ne duhet t’ju kujtojmë se sistemi i votimit është vetëm një mënyrë për të shprehur opinionin tuaj lidhur me fotografinë, sa më gjerë (internacionalisht) dhe sa më kuptueshëm për të gjithë përdoruesit, indiferent se çfarë gjuhë flasin ose përdorin ata. PËR ÇFARË? Sigurisht, jo për të fyer ndonjë njeri ose që dikush tjetër të hakmerret për vlerësimin e ulët që mund të ketë marrë(ky nuk është pozicion i krishterë).Qëllimi i dytë i vlerësimit ka të bëjë me renditjen e pamjeve, jo vetëm midis të gjithë autoreve, por edhe midis albumeve personale. Falë mendimeve objektive të përdoruesve të tjerë, ne mund të shohim se cilat pamje janë më të suksesshme dhe cilat më pak të suksesshme. Më pas ne mund të nxjerrim disa përfundime mbi bazën e të cilave të përpiqemi për përmisimin e pamjeve, duke u referuar komenteve dhe shënimeve të përdoruesve të tjerë. SI? Ne kemi tre kategori vlerësimi: SHPIRTËROR – me anë të saj ju mund të shpreheni duke parë se sa e ngushtë është lidhja midis pamjes dhe ortodoksisë, si e prezanton ajo spiritualitetin ortodoks. ARTISTIK – këtu ju mund të shpreheni lidhur me përmbajtjen, kuptimin dhe estetikën e pamjes. TEKNIK – me anë të kësaj kategorie ju mund të shprehni mendimin tuaj rreth nivelit teknik të pamjes, cilësisë, ndriçimit, grumbullimit, përmbledhjes ose nëse pozicioni i ndërtesave është korrekt d.m.th.n. drejt apo shtrembër. Ju lutemi të keni parasysh se nga përdorimi i gjithë varianteve të shkallës së vlerësimit, ne i japim mundësi vetes të tregojmë se disa pamje janë të mrekullueshme, disa shumë të mira dhe disa që ne s’mund t’i vlerësojme. Duke përdorur vetëm shënimet më të gjata, ne ulim vlerën e përmbajtjes së tyre dhe s’jemi në gjendje të tregojmë se cilat na pëlqejnë më shumë e cilat më pak. Gjithashtu mund të jetë e rrezikshme dhe ngacmuese për autorët që të ndjehen egoistë duke besuar se kanë fotografi shumë te mira,por nëse të gjitha fotografitë janë perfekte atëhere nuk ngelet vend për të mësuar dhe përmisuar. Sugjerojmë që përdorimi i vlerësimeve extreme, si në majën e shkallës (SHKËLQYESHËM) ashtu edhe në fund të saj (DOBËT) të mos jenë të përsëritshme, por vetëm në situata të jashtëzakonshme. Ju lutemi të përdorni të gjithë larminë e vlerësimeve, nëse disa fotografi ju pëlqejnë më shumë, ju lutemi përdorni vlerësimin (SHUMË MIRË). Në rast se disa pamje ju pëlqejnë më pak se zakonisht, përdorni vlerësimin më të vogël (MESATAR). Le t’i kushtojmë vëmendje për një moment çdo pamjeje përpara votimit dhe të shohim aspektet e ndryshme të saj. Kjo do të ndihmojë jo vetëm autorin e fotografisë por edhe ne që të mund të mësojmë diçka më tepër rreth pamjes, rreth shijeve tona estetike dhe në këtë mënyrë të përmisojmë studion e pamjeve. Le të përpiqemi gjithashtu të shkruajmë një koment duke shpjeguar se pse votuam në këtë mënyrë dhe jo në tjetrën, veçanarisht kur përdorim vlerësime ekstreme, shkëlqyeshëm dhe dobët. Kjo do të ndihmonte autorin që të na kuptonte zgjedhjen tonë të vlerësimit. Mos u friksoni ta vlerësoni një pamje ashtu siç e kuptoni, nuk duhet ta përdorim vlerësimin si një mjet fyerje ndaj ndonjë autori. Përkundrazi, ta përdorim si një mjet për të mësuar dhe shkëmbyer ide të sinqerta.

change language:
БългарскиEnglishFrançaisGeorgianΕλληνικάPolskiRomânãРусскийСрпскиУкраїнськаShqip