Orthophoto është një bashkësi fotografish nga amatorë dhe profesionistë nga e gjithë bota, të zellshëm të ndajnë dhe të shpalosin besimin e tyre ortodox ashtu siç e jetojnë. Me anë të kësaj faqeje shpresojmë të sjellim së bashku më afër dhe më mirë botën ortodoxe.
Rregullorja Orthphoto.net
- Qëllimi i orthophotos është të paraqit besimin ortodox, ashtu siç përjetohet në gjithë botën,nëpërmjet fotografive të realizuara si nga amatorë ashtu edhe nga profesionistë.
- Çdo përdorues i regjistruar i Orthphotos mund të mbushë fotografitë e veta për publikim dhe komentim, si dhe për vlerësim të fotografive të përdoruesve të tjerë.
- Përdoruesit e regjistruar mund të mbushin vetëm fotografitë që janë krijmtari vetjake. Orthophoto nuk merr përsipër publikimin e fotografive të përvetësuara.
- Me mbyshjen e një fotografie në Orthophoto, autori është dakord që ajo të publikohet në Orthophoto.net
- Përdoruesit e regjistruar mund të shtojnë fotografi të reja në galeri vetëm një herë në tre ditë.
- Nuk lejohet publikimi i pamjeve dhe komenteve që kanë një aspect përgjithësisht të njohur imoral që mund të prekë dinjitetin ose ndjeshmërinë fetare të personave të tjerë.
- Redaksia Orthophoto rezervon të drejtën e fshirjes të çdo përmbajtjeje që bie ndesh me këtë rregullore, siç u përcaktua edhe në pikën 6. Në rast shkeljeje në mënyrë të përsëritshme të këtij rregulli, veprimet në llogari të përdoruesit do të anullohet.
- Sistemi i vlerësimit ka për qëllim shprehjen e idesë suaj rreth ndonjë fotografie. Ndalohet përdorimi i sistemit të vlerësimit për qëllime të tjera.Në rast mosplotësimi të këtij rregulli, vlerësimi dhe komentimi do të fshihen dhe veprimi në llogari të përdoruesit do të bllohet.
- Redaksia rezervon të drejtën për të vendosur në qoftë se përmbajtja e një pamjeje, një komenti ose vlerësimi shkelin një prej rregullave të mësipërme.
- Regjistrimi i përdoruesit në Orthophoto bën të mundur fuksionimin e sigurt dhe të saktë të faqes. Informacionet personale të përdorura në proçesin e regjistrimit nuk do t’i përcillen një personi të tretë për qëllime komerciale e më gjerë.
- Redaksia rezervon të drejtën për të kryer çdo ndryshim si në site ashtu edhe në rregullore, pa paralajmëruar. Përvec kësaj, interpretimi i rregullores ashtu sikurse u përmend më lart është nënpërgjegjësinë e redaksisë. Problemet e tjera që mund të lindin në këtë shërbim janë në përgjegjësi të redaksisë.