news
2019.12.21
“Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria”
Siç e dini, populli ynë po kalon një fazë shumë të vështirë, pas një tërmeti me përmasë 6.4 shkalla Rihter, që goditi vendin tonë në datën 26 nëntor. Në këtë periudhë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë është përqendruar plotësisht për të ndihmuar qindra të mbijetuar, që humbën gjithçka nga tërmeti katastrofik, duke siguruar strehim dhe ndihmë efektive dhe të shpejtë.
E gjithë kjo rrethanë e jashtëzakonshme dhe e dhimbshme, na detyron të shtyjmë ceremoninë e ndarjes së çmimeve, e promovimit të albumit fotografik “Ngjyrat e Orthodhoksisë Shqipëria” dhe të çeljes së ekspozitës me fotografi pjesëmarrëse në konkurs (të cilat ishin programuar për t’u zhvilluar në muajin dhjetor, përpara të kremtes së Krishtlindjeve), për një periudhë më të vonë, në 19 të muajit janar të vitit 2020.
Fituesit do të informohen së shpejti nga organizatorët për mënyrën e ndarjes së çmimeve, me email dhe në web-in e konkursit http://albania.orthphoto.net/en.html
Shprehim keqardhjen tonë të sinqertë për këtë ndryshim të detyruar.
Shpresojmë për mirëkuptimin tuaj.
Komisioni organizativ